Pas 15 vitesh si reporter nga Shkodra, për mediat lokale dhe kombëtare, Gjon Gjeka, vendosi ta braktisë pasionin dhe profesionin e tij, me idenë për të emigruar dhe për të mos u kthyer më. Vetëm pak muaj pasi ishte zhvendosur në Itali, një miku i tij i ofroi punë në lumin e Shalës, dhe gazetari u rikthye në Shqipëri, tashme si menaxher i një bujtine.