Gjirokastra përveçse qyteti i fundjavave të historisë, trashëgimisë e kulinarisë dhe një qytet gati i mbipopulluar gjatë verës prej turizmit, është kthyer gjithashtu në një destinacion të turizmit gjithëvjetor për atmosferën që ofron mbrëmjeve, jetën e natës, koktejlet dhe muzikën. Pazari historik vijoi të ofrojë ritëm të veçantë dhe produkte origjinale edhe përgjatë festave të Nëntorit.