Një shpërthim u dëgjua mbi qytetin e Sevastopolit në gadishullin e Krimesë të aneksuar nga Rusia. Ndërsa vendasit shijojnë plazhin, thonë se janë mësuar tani të jetojnë mes shpërthimeve. Gjëja e parë që mendojnë është se shpërthimin mund ta ketë shkaktuar një stërvitje ruse e mbrojtjes ajrore, por nuk përjashtojnë as një sulm me dronë ukrainas, pasi kohët e fundit, Ukraina ka përshkallëzuar ndjeshëm fushatën e saj të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike dhe impianteve të karburantit në gadishullin e Detit të Zi.