Për të paraprirë efektin boomerang të fluksit të turistëve vite më parë, qeveria i ndryshoi pritshëmritë e turizmit në jo më sasi por cilësi. Dhe kështu rezulton dhe në raportet e INSTAT për 2025 teksa rritja e numrit të turistëve ishte e lehtë ndërsa më e ulët se në vitin 2023. Pak më shumë turistë por kjo nuk u përkthye rrjedhimisht në më shumë të ardhura. Marketimet e forta në rrjetet sociale për shqipërinë si një destinacion me larmishmëri të bukurive natyrore, ushqime të mirë cmime të lira, kështu ishte dhe tipologjia e turistëve që na vizituan. Operatorët turistikë e argumentojnë këtë me ndryshimin e tipologjisë së turistit në loë cost, që gjatë vitit 2025 karakterizohej nga të rinj aventurierë që të pushojnë duke shpenzuar sa më pak.