Një turist gjerman, rreth 50 vjeç, është dëmtuar në këmbë, duke pësuar frakturë, teksa po eksploronte Shtegun e Cezarit në zonën e Llogarasë. 50-vjeçari ishte pjesë e një grupi turistësh që po vizitonin dhe eksploronin zonën, kur ka pësuar dëmtimin në këmbë.