Mbi 3.900 udhëtarë dhe 1.128 automjete mbërritën mëngjesin e sotëm me tre tragete në portin detar të Durrësit. Dy tragetet e linjës Bari-Durrës dhe trageti i Ankonës u ankoruan në portin e Durrësit paraditen e së mërkurës, ndërsa në mbrëmje priten edhe dy tragete të tjera nga Bari.