Hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese kanë pritur më shumë vizitorë vendas e të huaj veçanërisht nëntorin e kaluar. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, numri i vizitorëve u rrit me 13.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Gati 50.9% e vizitorëve janë jo rezidentë mbi 39 mijw vetëm në këtë periudhë, ku dominojnë ata nga Kosova, ndjekur nga turistët italianë, vizitorët nga Anglia, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara.