Top Channel/ Turistët gjermanë shpëtojnë nga flakët, skafi merr flakë pranë Pemës së Thatë
02/09/2026 12:46

Katër turistë të huaj rrezikuan jetën në det, pasi mjeti lundrues me të cilin po udhëtonin u përfshi papritur nga flakët në mes të detit. Salla operative ka marrë një njoftim urgjent se një mjet lundrues kishte pësuar një defekt të rëndë dhe zjarri kishte shpërthyer me shpejtësi në pjesën e brendshme të tij, duke bllokuar personat në bord. Efektivët e Policisë Detare, të cilët ndodheshin në atë moment në patrullim përgjatë hapësirës ujore të zonës, u nisën menjëherë drejt koordinatave të dhëna. Falë koordinimit dhe ndërhyrjes së shpejtë, mjeti që po digjej në afërsi të Pemës së Thatë u lokalizua brenda pak minutash. Policia bëri të mundur evakuimin e menjëhershëm të katër shtetasve gjermanë nga skafi në flakë, duke i hipur ata në mjetin e policisë. Turistët u transportuan të sigurt drejt bregut dhe fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore, pa pësuar asnjë dëmtim fizik apo djegie. Ndërkohë një grup hetimor po vijon punën për të përcaktuar shkakun teknik të rënies së zjarrit në mjet.

Top Channel/ Protesta rrethon Kryeministrinë, policia zbret në shesh
12/09 23:38
Top Channel/ Kapet në Greqi vrasësi shqiptar, “koka” e kokainës në trëndafila
12/09 23:36
Top Channel/ Mori hak se i vranë nënën, i tmerrshmi i Beratit, saga e krimeve dhe arratisjet
12/09 23:27
Top Channel/ Tritol mësuesit në Shkodër, dyshohet mesazh për të vëllanë
12/09 23:10
Top Channel/ Diaspora “zbarkon” në Tiranë, mijëra qytetarë mbushin bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
12/09 22:58
Top Channel/ Mbyllet tubimi në bulevard, protestuesit rrethojnë simbolikisht Kryeministrinë
12/09 22:47
Top News-E shkuara e errët e Lulzim Cakës, u arrestua në Greqi, në Shqipëri kërkohej për disa vrasje
12/09 22:40
Top Channel/ Shpërthim me tritol në Shkodër, lënda plasëse hidhet në një banesë pranë Bashkisë
12/09 22:38
Top News- Rama pritet me protestë në Vlorë, shoqërohen tre persona, mes tyre Baki Goxhaj
12/09 22:01
Top Channel/Protesta mbarëkombëtare, banderola gjigante para Kryeministrisë: Jo pazar me Shqipërinë
12/09 21:19
Top Channel/ “Lironi rrugën, mos e pengoni”, ambulanca kalon mes protestuesve
12/09 21:19
Top Channel/ Dita e 105-të e protestës, tubuesit në bulevard: Shitet qeveria, nuk shitet Shqipëria
12/09 21:19
Top Channel/ Diaspora zbarkon para Kryeministrisë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar
12/09 21:18
Top Channel/ Përmbyten rrugët e Elbasanit, era dëmton serat në Roskovec, vjeshtë në Kukës
12/09 19:58
Top Channel/ Rama paralajmëron Administrativen: Po hyn në historinë botërore me vendimin për pagat
12/09 19:53
Top News- Sa kushtojnë pagat e gjyqtarëve? Rama: 130 milionë euro! Bardhi: Zbato Kushtetuesen
12/09 19:45
Top Channel/ Balluku, SPAK sërish para Kuvendit? Akuzat e reja rikthejnë debatin për kërkesë të dytë
12/09 19:38
Top News- ‘SPAK të sjellë kërkesën’, imuniteti i Ballukut, Bardhi: Kërkesat janë plotësuar
12/09 19:31
Top News- Përplasen dy makina në Rrugën e Arbrit, dy persona të plagosur
12/09 19:28
Top News- ‘Mos e prek Memaliajn’, banorët në protestë, tentojnë të zënë në pritë Ramën
12/09 18:06