Nga 12 milionë turistë që e vizituan Shqipërinë në vitin 2025 vetëm 25% e tyre kaluan të paktën një natë në strukturat akomoduese shqiptare të regjistruara si hotele, bujtina, apo apartamente me qira. Ndonëse Instituti i Statistikave bën të ditur se Net qëndrimet gjithsej u rritën me 26,2 %, ku ato jo-rezidentë u rritën me 39,2 %, ndërsa ato nga rezidentët u rritën me 8,7 %, përsëri numri i të huajve që flenë në Shqipërië është tepër i ulët.