Ditët e para të muajit gusht kanë sjellë një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve në qytetin bregdetar të Vlorës. Çdo ditë, rrugët, shëtitorja, plazhet dhe restorantet mbushen plot me vizitorë, kryesisht të huaj, të cilët kanë zgjedhur rivierën shqiptare dhe Vloren per të kaluar pushimet verore.