Qyteti i Durrësit po mirëpret gjithnjë e më shumë turistë të huaj, të cilët kanë zgjedhur të kalojnë disa ditë pushimesh pranverore në vendin tonë. Temperaturat e buta, çmimet e lira dhe qetësia jashtë sezonit veror janë disa nga arsyet që terheqin të huajt në këtë periudhë.