Top Channel/ Turistë nga 3 kontinente mbërritën në Durrës me velierën “Sea Cloud”
08/06/2023 21:57

Turistë të huaj nga 3 kontinente mbërritën në vendin tonë me velierën turistike “Sea Cloud”. Ky është lundrimi i parë i kësaj veliere për këtë vit drejt Durrësit. Ardhja e saj çel dhe sezonin e verës për turizmin ditor me kroçera. “Sea Cloud” po lundron nëpër Mesdhe me 53 turistë në bord, pjesa më e madhe e të cilëve nga SHBA, si dhe nga Australia, Suedia, Italia, Kanadaja dhe Gjermania. Anija turistike u ankorua të enjten në kalatën 5 të portit dhe shumë prej udhëtarëve të saj vizituan Krujën dhe Tiranën, ndërsa një pjesë tjetër shijoi vizitat nëpër qytetin antik të Durrësit, kryesisht qendrën historike të qytetit, Amfiteatrin Antik dhe muret e fortifikimit, pasi muzeu arkeologjik dhe ai etnografik i kanë të mbyllura dyert këtë sezon. Pas Durrësit, veliera me një personel prej 58 vetësh dhe turistët në bord do të lundrojë drejt Porto Palermos. Prej vitesh ajo e ka përfshirë Shqipërinë në itineraret e tureve të saj ne Mesdhe dhe gjatë këtij sezoni do të ndalojë edhe disa herë të tjera në portin e Durrësit.

Top News – Kronologjia e vrasjes së Renis Dobrës/ Si u eliminua nga vëllezërit Bushgjokaj, plani
07/10 20:40
Top Channel/Aksident në Bulgarec të Korçës, mjeti përplas këmbësorin, në gjendje të rëndë 18-vjeçari
07/10 20:18
Top Channel/Zjarr i madh në fshatin Haspiraj të Peqinit, aktiv prej tre orësh, vijon të digjet pylli
07/10 20:16
Top News – ‘Pastrohet’ burgu i Peqinit. Hiqen karriget dhe tenxheret nga qelitë
07/10 20:10
Top Channel/ SPAK zbardh vrasjen me litar të Renis Dobrës, si u rrëmbye nga vëllezërit tropojanë
07/10 19:55
Top Channel/ Nëna me foshnjën në burg, Avokati i Popullit nis hetim për rastin
07/10 19:53
Top Channel/ Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm
07/10 19:42
Top Channel/ E zbulon Rama: 400 kërkesa për kredi, u dhanë 32 hua me vlerë 5 milionë euro
07/10 19:39
Top News – Arrestohet ortaku i Behgjet Pacollit. Biznesmeni e akuzoi se i ka vjedhur miliona euro
07/10 19:38
Top Channel/ Vartësit e Ballukut në SPAK, pyeten sërish Gentian Gjyli dhe Erald Elezi
07/10 19:35
Top Channel/ “Komplikohet rruga drejt BE”! Ekspertët: Anëtarësimi në 2030, i mundur
07/10 19:32
Top News- Çfarë e shkaktoi gjymtimin e pasagjerëve të aksidentit të autobusit? Prokuroria nuk heton
07/10 18:24
Top News – Inspektorët e BSH kontrolle te Raiffeisen. Zhdukja e parave nga llogaritë e klientëve
07/10 17:49
Top News- Disa prona dhe tokë me kredi/ Pasuria e deklaruar në 2024 e presidentes së re
07/10 17:48
Top News- Me foshnje 4-muajsh dhe fëmijë të mitur. 5 gra të dënuara i kërkojnë GJKKO shtyrje dënimi
07/10 17:33
Top News- Lirohet ‘ushtari’ i Laert Haxhiut. Kristi Bixheku përfundoi dënimin e GJKKO
07/10 17:31
Top News – Me foshnjen në gji në burg. AP: Ligji e lejon! Kushtet në Pojskë, të pranueshme
07/10 17:28
Top Channel/ “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Rama: Deri më tani 32 kredi të miratuara
07/10 16:27
Top News – Kur zhbllokohen fondet IPARD. Qeveria nuk e ka ende një datë, ‘po punojmë me BE’
07/10 16:24
Top Channel/ Doli nga laboratory rus, çfarë është murtaja pneumonike që po shqetëson botën!
07/10 15:56