Amfiteatri Antik i Durrësit është një nga monumentet më të rëndësishme dhe më tërheqëse për turistët që vizitojnë qytetin bregdetar. Pushues të shumtë, vendas e të huaj, kanë vizituar këtë monument të periudhës romake gjatë këtij sezoni turistik. “Jemi nga Spanja. Një amfiteatër të tillë nuk e kemi parë këtu në rajon, vetëm në Itali e ndonjë vend tjetër. Këtu është hera e parë dhe shumë interesante, pasi ne jemi diplomuar për demografi dhe arte.”– tha turistja spanjolle