Shfaqje cirku në qendër të Durrësit. Turistë dhe banorë të qytetit bregdetar kanë shijuar mbrëmjen e së mërkurës shfaqjen e akrobatëve të talentuar të Cirkut Kombëtar. Në bashkëpunim me qendrën kulturore “Aleksandër Moisiu”, artistët e trupës së cirkut organizuan një shfaqje falas për fëmijë e të rritur në sheshin “Liria”, në qendër të qytetit. Shfaqja e akrobatëve të talentuar të cirkut ofroi argëtim për të gjithë ata që e ndoqën në sheshin kryesor.