Top Channel/ Turbulencat e frikshme, avioni bën ulje të detyruar Romë, stjuardesat thyejnë këmbët
21/08/2024 18:59

Një aeroplan që nisej nga Korfuzi i Greqisë, me destinacion Londrën bëri një ulje emergjente në aeroportin Fiumicino të Romës për shkak të turbulencave. Aeroplani transportonte 181 persona, përfshirë 175 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit. Teksa fluturonte mbi hapësirën ajrore italiane më 19 gusht, ai u ndesh me problemin e motit që shkaktoi një valë turbulencash. Dy stjuardesa mbetën të plagosur. Agjencia Kombëtare e Sigurisë së Fluturimeve (ANSV) po heton çështjen dhe e ka cilësuar ngjarjen si “aksident”. Avioni hasi turbulenca rreth orës 13:00 ndërsa ishte në 8588 metra mbi nivelin e detit dhe udhëtonte me 779 kilometra në orë. Goditja ndodhi teksa stafi i fluturimit po përgatiste të shpërndante drekën dhe nuk kishin vendosur rripat e sigurimit. Më pas pilotët vendosën të devijojnë rrugën dhe të ulen në Fiumicino për të lejuar dy stjuardesat e plagosura të merrnin ndihmën e parë. Një pasagjer i tha gazetës Mirror se “dy anëtarë të ekuipazhit të kabinës u plagosën duke thyer këmbën, gjë që rezultoi në një ulje emergjente në Romë për t’u dërguar në spital”.

Top Channel/ Xi Jinping viziton SHBA-në: Fokusi, rivaliteti dypalësh dhe Inteligjenca Artificiale!
24/09 11:28
Top Channel/ Rubio jep alarmin: Serbia “mund të shpërthejë”, Europa nis përgatitjet për luftë!
24/09 11:13
Top Channel/ Zelensky fjalim në OKB, Putin përgjigjet me bombardime masive mbi Kievin dhe Odesën!
24/09 11:11
Top Channel/ El Mundo: Rusia po përgatit sulme me dronë në Mesdhe-Francë, Spanjë ose Itali!
24/09 11:10
Top Channel/ Zelensky: Putini është pacienti zero, ndalni paratë në Moskë
23/09 23:02
Top Channel/ Rubio: Putin do të ftohet SHBA, do të jetë në Samitin e G20
23/09 22:28
Top Channel/ Horror, 44-vjeçari shtirej si gjinekolog e u kërkonte pacienteve foto e video intime
23/09 21:51
Top Channel/ “Gati të flasim me Trump”, Pezeshkian deklaroi në OKB se nuk janë terroristë
23/09 20:06
Top News – Huthit ‘i tregojnë dhëmbët’ Trumpit / E paralajmërojnë ‘të mos përzihet’ në Jemen
23/09 14:56
Top Channel/ Vucic dhe Sheshel. Bashkë në zgjedhje? Serbia i lëshon Perëndimit sfidën e radhës!
23/09 14:53
Top News – Robotë vrasës apo Super Inteligjencë… / Trump dhe liderët botërorë përplasen për IA
23/09 14:52
Top News – Xi Jinping ‘i pret kokën’ ushtrisë / Raprezalje mbi komandantët e lartë në Kinë
23/09 14:46
Top News – Spektakël madhështor për Xi Jinping / Trump shtron tapetin e kuq, bisedime të tensionuara
23/09 14:42
Top News – Marinarët turq të tmerruar / Sulmet me dronë në Detin e Zi mbjellin kaos e terror
23/09 14:33
Top News – Punëtori ra nga 10 metra lartësi / Mbyllet Koloseu në Romë, ‘në shenjë respekti’
23/09 14:28
Top News – Spektakël ngjyrash, lulëzon shketëtira / El Nino solli reshje të dendura shiu në rajon
23/09 14:26
Top News – ‘Ju nuk duhet të jeni këtu…’ / Trump ‘dëbon’ CNN nga OKB, përplasja me mediat vazhdon
23/09 14:24
Top News – ‘Akili’ bëhet izraelit. Mburoja ajrore greke mbetet në duart e Tel Avivit
23/09 13:18
Top News – Putin planifikon sulm të ri masiv / Zelenski ngre alarmin, informacion i inteligjencës
23/09 12:55
Top News – Avioni amerikan rrëzohet në Gjermani / F-16 po i afrohej pistës për ulje, shpëton piloti
23/09 12:02