Tuneli i Luftës së Ftohtë në Gjirokastër ishte një prej monumenteve më të vizituara edhe përgjatë këtij sezoni turistik. I njohur me termin “Vendkomanda e Shtabit të Mbrojtjes së Rrethit” objekti është ndërtuar rreth 84 m nën nivelin e kështjellës së Gjirokastrës dhe njihet si një nga veprat më të mëdha të mbrojtje, të ndërtuara gjatë socializmit në këtë rajon.