Instituti i Zhvilimit Urban në kryeqytetin Bogota, njoftoi zbulimin e 26 varreve të popullsisë indigjene para-hispanike Muisca, gjatë gërmimeve për ndërtimin e një rruge në qytet. Arkeologët thanë se kishin gjetur 15 tuma me kafka e skelete pranë terrenit të një universiteti kolumbian, për të cilat besojnë se i përkasin komuniteteve të vjetra indigjene. Koordinatori i projekteve të gërmimit Santiago Martinez tha për mediat lokale: “Kemi zbuluar skena funerare me individë të moshave të ndryshme, si femra dhe meshkuj, në gjendje të ndryshme konservimi”.