Vasiló Kyriakou hapi dyert e shtëpisë së saj këtë ditë festash për të na njohur nga afër me mënyrën se si festohen Krishtlindjet në zonën e Dropullit. Mes traditës, besimit dhe mikpritjes karakteristike, ajo rrëfeu simbolikën e kësaj feste të shenjtë, ku çdo gatim dhe çdo zakon ka domethënien e vet.