Top Channel/Trupat serbe në Kosovë, KFOR reagon për kërkesën e Beogradit!
16/12/2022 18:32

KFOR, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se i ka mbërritur një kërkesë nga Serbia lidhur me dislokimin e deri 1.000 trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë.“ Jemi duke e shqyrtuar aktualisht një pretendim të tillë”, thuhet në përgjigjen e misionit të NATO-s në Kosovë, që shton se “ mbtete jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë të përmbushë detyrën e ngarkuar nga Kombet e Bashkuara”. Një ditë më parë, autoritetet në Serbi bënë të ditur se kanë vendosur që t’i drejtohen KFOR-it me kërkesë për dislokimin e trupave në Kosovë, edhe pse, sic tha presidenti Aleksandar Vuçiq, është e qartë se kërkesa e tyre do të refuzohet. Serbia e ngriti këtë pretendim duke u bazuar sipas saj në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në një kohë kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë përshkallëzuar ndjeshëm këto ditët e fundit. Rezoluta 1244, e miratuar në vitin 1999, ofroi një kornizë për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë, duke autorizuar vendosjen e një pranie ndërkombëtare, civile dhe ushtarake. Ajo themeloi një administratë ndërkombëtare tranzitore dhe mbikëqyri tërheqjen e forcave ushtarake serbe nga Kosova. Ish-zyrtari i NATO-s, Jamie Shea, tha se është i bindur se Serbisë nuk do t’i aprovohet kërkesa për kthimin e ushtarëve dhe policëve në Kosovë, megjithatë u shpreh i kënaqur që të paktën Beogradi ka vendosur të bëjë kërkesë dhe jo të veprojë në mënyrë te njeanshme.

Top Channel/ Kurti: Dua t’i shmang zgjedhjet për Presidentin! Raportet me opozitën, kurrë kaq të mira
02/03 19:57
Top News – Gati tre vite në fuqi. Bashkimi Europian heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës
02/03 16:42
Top Channel/ “Ethet” për presidentin në Kosovë, Kurti takon këtë të hënë kreun e LDK
02/03 12:15
Top Channel/ “Ethet” për presidentin në Kosovë/ Kurti takon të hënën kreun e LDK
01/03 20:08
Top News – Kurti thërret Këshillin e Sigurisë / Mbledhje e jashtëzakonshme pas sulmit mbi Iran
01/03 14:35
Top News – 1 euro për një orë qëndrimi…Familjarët e pacientëve në QKUK, barrë shtesë
01/03 14:18
Top News – Milionat e BE-së drejt Kosovës / 882,6 milionë euro fonde në lojë, ‘nuk duhen humbur’
01/03 14:17
Top News – Zgjedhja e presidentit në Kosovë. Kreu i PDK, Bedri Hamza i vë kushte Albin Kurtit
28/02 21:18
Top News- Kosova në krah të SHBA: Regjimi Iranian shtypës dhe destabilizues
28/02 20:30
Top Channel/ PDK do presidentin, Hamza i kërkon Kurtit që të zgjidhet nga partisë së tij
28/02 20:20
Top Channel/ Nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit në Hagë, akuzohet për pengim drejtësie
27/02 19:51
Top Channel/ Thaci ne Hage, nis gjyqi numër dy: “Pengoi drejtësinë”!
27/02 15:12
Top Channel/ Raportet për tërheqje nga Kosova, Osmani:”Ushtrinë amerikane e duam këtu”!
27/02 11:38
Top News- IDK padit MSH në Kosovë/ Kërkon shfuqizimin e tarifës për shoqëruesit e pacientëve
26/02 18:14
Top Channel/ PDK nuk ka votë për Osmanin: “Po na u kërkua, e propozojmë një kandidat per president!
26/02 14:59
Top Channel/ Murat Jashari “rrëzon” Konjufcën: “Asnjë plan për tu bërë president i Kosovës”!
26/02 12:20
Top Channel/ Spiropali vizitë në Prishtinë, takohet me homologun e saj në qeverinë Kurti
25/02 15:30
Top Channel/ Presidenti nga familja Jashari! Konjufca: Të vetmit që kanë konsensus nga të gjithë
25/02 15:27
Top News- VV përjashton Osmanin/ Konjufca: Një emër nga Jasharët ka konsensus
25/02 14:34
Top Channel/ Spiropali, vizitë në Prishtinë, takohet me homologun e saj në qeverinë Kurti
25/02 12:32
DIGITALB DIGITALB