Top Channel/ Trupat koreano-veriore në Rusi, reagon SHBA: Tregojnë dëshpërimin e Putinit
25/10/2024 19:28

Një ditë pasi Uashingtoni tha se 3,000 trupa të Koresë së Veriut janë dërguar në Rusi, Pentagoni kritikoi presidentin rus Vladimir Putin, duke thënë se vendimi tregon “dëshpërimin” e tij. “Rusia ka mbi 500,000 viktima në fushën e betejës, në Ukrainë/ Kjo me të vërtetë nënvizon dëshpërimin e Putinit, sepse ai ka dështuar të përmbushë objektivat e tij strategjike në fushën e betejës”, thotë zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh. Dhoma e ulët e parlamentit rus, Duma, miratoi marrëveshjen e “partneritetit gjithëpërfshirës strategjik” që presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un gjatë një vizite në Phenian, në qershor. Dhoma e sipërme pritet ta miratojë marrëveshjen së shpejti. Presidenti Putin tha të premten se i takon Moskës dhe Phenianit të vendosin nëse do të përdorin trupat e Koresë së Veriut në fushën e betejës. Ai theksoi se nëse Ukraina dëshiron të anëtarësohet në NATO, atëherë Moska ka të drejtë të ndërmarrë të gjitha masat për të garantuar sigurinë e saj. “Po zhvillojmë bisedime me miqtë tanë koreano-veriorë me të cilët kemi qëndrim të njëjtë. Është vendimi ynë sovran nëse do të përdorim trupat koreano-veriore apo jo, ku dhe si. Ndoshta bëjmë vetëm disa stërvitje ushtarake, shkëmbim përvojash… Na takon neve se çfarë bëjmë”, thotë Presidenti Putin. Sipas marrëveshjes, Rusia dhe Koreja e Veriut duhet që të ofrojnë menjëherë ndihmë ushtarake reciproke duke përdorur “të gjitha mjetet” nëse njëra prej tyre sulmohet. Kjo është marrëveshja më e rëndësishme midis Moskës dhe Phenianit, që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Shërbimi i zbulimit ushtarak të Ukrainës tha se njësitë e para të Koresë së Veriut të trajnuara në Rusi ishin vendosur në rajonin Kursk, një zonë kufitare ruse pjesë të së cilës u morën nga forcat ukrainase në muajin gusht. “Nëse ushtarët koreano-veriorë dërgohen në luftë, Pheniani pjesëmarrës në luftë. Kjo është një çështje shumë serioze”, tha Sabrina Singh, zëdhënëse e Pentagonit. Singh gjithashtu njoftoi edhe për përfshirjen e trupave amerikane në një operacion të udhëhequr nga Iraku, kundër luftëtarëve të Shtetit Islamik (ISIS) në provincën Anbar, në Irak. Pentagoni, tha ajo, nuk është në dijeni për ndonjë viktimë nga trupat amerikane. Ajo gjithashtu informoi shtypin mbi një sulm të përbashkët nga trupat amerikane dhe irakiane në fillim të kësaj jave që vrau disa drejtues të Shtetit Islamik në Irak. Gjatë këtij operacioni u plagosën dy ushtarë amerikanë. Singh tha se ushtarët janë në gjendje të qëndrueshme dhe po trajtohen në Qendrën Ushtarake Kombëtare ‘Walter Reed’, pranë Uashingtonit.

Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46
Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03
Top Channel/ Apple revolucion me Siri/ Do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet
28/03 11:06
Top Channel/ AI hyn në kompjuterë/ Teknologjia largohet nga cloud, përpunimi bëhet direkt në pajisje
28/03 10:55
Top Channel/ 1 muaj luftë, nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua konflikti
28/03 10:52
Top Channel/ Trump-Merz përplasen për Iranin, Ngushtica e Hormuzit ndez debat
28/03 10:48
Top Channel/ Izraeli godet Bejrutin/ Përplasje me Hezbollah dhe alarm për krizë humanitare
28/03 10:34
Top Channel/ Houthit godasin Izraelin nga Jemeni, rritet rreziku për hapjen e një fronti të ri
28/03 10:14
Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45