Donald Trump firmosi një urdhër ekzekutiv me anë të të cilit shtohet një tarifë prej 100,000 dollarësh për aplikantët në programin e vizave H-1B, të lidhur me punëtorët e huaj të kualifikuar. Në urdhrin e presidentit amerikan përmenden abuzimet me këtë program dhe nënvizohet kufizimi i hyrjes nëse nuk bëhet pagesa.