Top Channel/ Trumpi “ia hodhi”? Shtyhet pas zgjedhjeve shpallja e akt-gjykimit për ish presidentin
07/09/2024 12:18

Donald Trump hyn në presidencialet e 5 nëntorit në SHBA me një telash më pak. Shpallja e aktgjykimit kundër tij për atë që përshkruhet si rasti penal i blerjes së heshtjes, është shtyrë që të bëhet pas përfundimit të zgjedhjeve. Gjykatësi Juan Merchan e justifikoi vendimin e tij me argumentin se shtyrja e dhënies së dënimit për në 26 nëntor, u bë ndër të tjera edhe për shkak të “kornizës së veçantë kohore në të cilën kjo çështje gjen veten”.Avokatët e kandidatit republikan për president, kishin përdorur disa manovra ligjore për të arritur vonesat në dhënien e vendimit, që ishte parashikuar fillimisht të ndodhte në 18 shtator. Trumpi u shpall fajtor në maj nga një gjykatë në Nju Jork për të gjitha 34 akuzat me të cilat përballej për falsifikimin e regjistrave biznesore të kompanisë, duke u bërë presidenti apo ish-presidenti i parë amerikan që dënohet për vepër penale. Ai mund të dënohet deri me katër vjet burgim, por gjykatësi Merchan e ka mundësinë që ta ndëshkojë edhe vetëm me gjobë, dënim me kusht, apo dënim të shkurtër me burgim. Trumpi nuk ka pranuar asnjëherë ndonjë akuzë dhe vazhdimisht e cilëson gjykimin ndaj tij si të “turpshëm”. Republikani u shpall fajtor për falsifikimin e regjistrave të biznesit për të ndikuar në mënyrë të jashtëligjshme sic pretendon organi i akuzës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, përmes pagesave për heshtjen e një aktoreje të filmave për të rritur, që thotë se ka patur marrëdhënie intime me të e që pretendon se po të kishte folur publikisht për këtë gjë, do t’ia kishte dëmtuar asokohe fushatën të nominuarit republikan.

Top News – Koloneli i Putinit hidhet në erë / ‘Pritë’ në Shën Petersburg, makina shpërthen në flakë
13/11 10:17
Top News – Musk ndëshkon Ukrainën sërish / Zelenski: Shpejtësia e Starshield është kufizuar
13/11 10:17
Top News – Godet fabrikën e raketave në Ukrainë / Errësirë dhe acar, Rusia, sulm masiv gjatë natës
13/11 10:14
Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57