Top Channel/ Trumpi i dorëzon Putinit letrën e Melanias, F35-sat rrethojnë avionin presidencial rus!
16/08/2025 11:42

Melania Trump nuk udhëtoi drejt Alaskës për samitin e shumëmediatizuar të bashkëshortit të saj dhe Vladimir Putin. Megjithatë, Zonja e Parë e Amerikës i ka dërguar shefit të Kremlinit një letër, të cilën homologut rus ia ka dorëzuar vetë Shefi i Shtëpisë së Bardhë. Përmbajtja e plotë e mesazhit nuk është bërë e ditur nga zyrtarët amerikanë. Megjithatë, mediat e huaja flasin për një mesazh jo fort lavdërues për presidentin rus, pasi në të përmendej cështja delikate e rrëmbimit të fëmijëve ukrainas nga trupat ruse. Teksa republikani vetë dukej më i pritur të respektonte homologun, e shoqja e tij duket ka rivendosur balancat, me këtë mesazh të fortë të saj, i cili thuhet se përshkruan gjendjen e vështirë të këtyre të miturve. Sipas Kievit zyrtar, dhjetëra mijëra fëmijë janë marrë me forcë nga prindërit ose kujdestarët ligjorë dhe janë dërguar në Rusi apo në territoret e pushtuara. Një veprim i tillë kualifikohet si krim lufte e madje, sipas traktateve të OKB-së mund të përbëjë dhe një formë genocidi. Moska vetë megjithatë nuk e pranon akuzë dhe insiston se është duke mbrojtur “fëmijët e pambrojtur që vijnë nga zonat e luftës”, pretendim ky që hidhet poshtë nga Perëndimi si i rremë. Ka bërë xhiton e botës sakaq videoja që tregon sesi avioni Ilushin me të cilin ka udhëtuar Putin pas samitit, është shoqëruar nga bombardues amerikanë F35 Lightning, të gjeneratës së fundit. Videoja është filmuar nga brenda avionit presidencial rus, ndërsa pamjet u publikuan nga vetë Kremlini, që sqaroi se shoqërimi nga F35-sat amerikanë është bërë për arsye sigurie…

Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36
Top News – Trump do ‘auditojë’ NATO-n / Për ‘dështimin’ në mbështetjen e luftës me Iranin
10/04 13:36
Top News – Ajatollahu nuk do luftë me SHBA-në / Por kërkon ‘paratë e gjakut’ si kompensim
10/04 13:35
Top Channel/ Merz “shmang” kritikat ndaj Trump: “Nuk duam përçarje të NATO-s”!
10/04 12:14
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina-armëpushim për Pashkët Ortodokse, Putin trupave: Ndaloni zjarrin!
10/04 12:08
Top Channel/ Lufthansa sot në grevë: Në rrezik qindra fluturime, preken “pushuesit” e Pashkëve!
10/04 12:07
Top Channel/ “Nuk e kishim kështu fjalën”, Trump fshikullon Iranin për Hormuzin: S`është kjo ujdia!
10/04 11:33
Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top Channel/ Taksa për kalimin në Hormuz, ekspertët: Mund të jetë e paligjshme!
10/04 11:21
Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07
Top News – Avioni spiun i Putinit mbi Evropë / NATO ngre F-16 për ta ndjekur, alarm në Poloni
10/04 11:07
Top News – Asnjë marrëdhënie me Jeffrey Epstein / Melania Trump flet publikisht: Nuk jam viktimë
10/04 11:00
Top News – Trump, Iranit: Nuk ishte kjo marrëveshja! Armëpushimi pranë kolapsit, raketa ngado
10/04 11:00
Top News – Melania Trump deklaratë për mediat. ‘Nuk kam pasur kurrë lidhje me Epstein’
10/04 09:46
Top News- SHBA ul në negociata Izraelin e Libanin, palët armëpushim para Trumpit
09/04 23:00