Vetëm pak ditë përpara Konklavës që do të zgjedhë pasuesin e Papa Françeskut, presidenti amerikan Donald Trump u shfaq në rrjetet sociale me veshjen e kreut të Kishës Katolike. Fotomontazhi u publikua nga llogaria zyrtare e Shtëpisë së Bardhë, pas shakasë që vetë kreu i administratës amerikane bëri disa ditë më parë, kur tha se ai vetë "do të ishte zgjedhja e tij e parë" për postin e liderit të 1.4 miliardë katolikëve të botës.