Presidenti Donald Trump tha të premten se Shtetet e Bashkuara nuk kanë rënë dakord që Ukraina të ndërtojë raketa Patriot, por se bisedimet janë duke vazhduar. Zelensky pati deklaruar dy ditë më parë se ishte arritur një marrëveshje, por presidenti amerikan ka ndërruar mendje raporton “Reuters”. Trump tha gjatë një takimi me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në Turqi këtë muaj se do t'i jepte Ukrainës një licencë për të prodhuar interceptorë raketash Patriot për të ndihmuar në mbrojtjen kundër sulmeve ruse, por që atëherë është tërhequr nga ky premtim pavarësisht se e priti Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë këtë javë.