Top Channel/ Trump-Xi përfundon “barazim”, ja pse gjeopolitikisht s’pati fitimtar
14/05/2026 23:17

Ishte si një lojë shahu ajo që presidenti amerikan Donald Trump “luajti” me homologun e tij kinez Xi Jinping në orët e fundit. Thelbi i diskutimeve në tryezë ishin të qarta: Tajvani, tarifat tregtare, rihapja e Ngushticës së Hormuzit, metalet e rralla dhe gjysmëpërçuesit. Dueli, sipas vlerësimeve që ka bërë agjencia italiane “Adnkronos”, ka përfunduar në barazim, pavarësisht se Pekini hyri në këto bisedime nga një pozicion më i fortë, i mbështetur nga rritja e eksporteve. Kinës nuk i intereson një regjim ushtarak në Hormuz, ndërkohë, Trump kërkon mbi të gjitha stabilitet ekonomik, më shumë sesa një rikthim të plotë në një politikë të ashpër ndërkombëtare. Nuk ishte rastësi që presidenti amerikan mbërriti në Pekin i shoqëruar nga 17 drejtues të rëndësishëm biznesi. Ky ishte një sinjal i qartë se pas fazës së presionit tarifor, tani po provohet një qasje më e butë diplomatike për të kërkuar zgjidhje. Dy sfidat më urgjente mbeten inflacioni dhe situata në Ngushticën e Hormuzit. Sipas analistëve, ndikimi ekonomik tashmë po ndihet. Të dhënat e fundit të inflacionit në SHBA, që kanë arritur rreth 3.8% dhe tregojnë se kriza e energjisë po depërton në zinxhirët e prodhimit. Nga ana tjetër, ashtu siç Irani përdor naftën si instrument presioni, Kina ka në dispozicion metalet e rralla dhe Tajvanin si leva strategjike. Në qendër të kësaj loje qëndron “TSMC”, gjiganti tajvanez i gjysmëpërçuesve dhe furnizuesi kryesor i botës për industrinë e teknologjisë. Sipas ekspertëve, një ndërprerje e prodhimit të tij do të kishte pasoja më të rënda se çdo krizë energjetike. “Do të paralizonte industrinë e inteligjencës artificiale, duke nënvizuar varësinë globale nga çipat elektronikë. Megjithatë, Kina u tregua më shumë e kujdesshme sesa agresive në përdorimin e këtyre burimeve. Pekini u druhet shumë tarifave të larta amerikane, ndaj edhe metalet e rralla konsiderohen më tepër si mjet mbrojtës sesa armë e drejtpërdrejtë presioni. Ndërkohë, në horizont qëndrojnë edhe zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA në nëntor. Mbështetja për Trump ka rënë në rreth 36%, një nga nivelet më të ulëta të mandatit të tij. Rënia është më e dukshme te votuesit e pavarur. Analistët theksojnë se presidenti amerikan ka nevojë për një rezultat të prekshëm ekonomik përpara zgjedhjeve. Përfundimi? Trump kthehet nga kjo fazë negociatash me Kinën pa një triumf të qartë. Nëse “karrota” diplomatike nuk sjell shpejt rezultate konkrete, sidomos për Hormuzin dhe sektorin e gjysmëpërçuesve, SHBA rrezikon të hyjë në një periudhë zgjedhore të tensionuar në nëntor, me ekonomi nën presion dhe mbështetje politike në rënie.

Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23
Top News – Rrugët e kaosit, trazirat shpëthejnë në Evropë, 1 mijë të arrestuar në Francë
25/10 12:22
Top Channel/Protestat në Itali, 110 të mitur të arrestuar/ Në komisariate më shumë se 370 persona
25/10 11:15
Top Channel/ Ndryshon ora/ Akrepat kthehen 60 minuta pas. Një orë më shumë gjumë, por trupit…
25/10 10:59
Top Channel/ Protestat në Francë, 1 mijë të arrestuar/ Më shumë se 400 mijë persona dolën në shesh
25/10 10:54
Top Channel/ Bill Gates:20 vite trazira nga IA: Tregu i punës do të ketë përmbysje gjatë dy dekadave
24/10 23:39
Top Channel/ Valë protestash në Europë. Revoltë dhe përplasje me policinë në Francë, Itali, Spanjë
24/10 23:34