Presidenti Donald Trump do të vizitojë Kinën nga 13 deri më 15 maj. Konfirmimi u bw sot nga Pekini zyrtar me udhëheqësin amerikan që pritet të diskutojë për Iranin dhe tregtinë me homologun e tij kinez.Uashingtoni dhe Pekini kanë pasur mosmarrëveshje për çështje kyçe, duke filluar nga tarifat tregtare deri te lufta në Lindjen e Mesme por edhe Tajvani, të cilin Kina e pretendon si pjesë të territorit të saj.