Top Channel/ Trump urdhër ushtrisë: Mos sulmoni më Iranin!
25/07/2026 23:21

Për herë të parë pas dy javësh sulme në shkallë të gjerë në të gjithë Iranin, presidenti amerikan, Donald Trump, urdhëroi ushtrinë të ndalë operacionet. Presidenti Trump i kërkoi ushtrisë të mos kryejë më sulme të reja ndaj Iranit, thanë dy burime për median amerikane “Axios”. Urdhri i presidentit erdhi pasi ai miratoi sulme të përditshme gjatë 13 ditëve të mëparshme. Vendimi i Trump pasqyron gatishmërinë e tij për të ofruar më shumë hapësirë për diplomacinë. Urdhri i Trump për të ndaluar sulmet u dha disa orë pasi një delegacion i Omanit mbërriti në Teheran për bisedime mbi një marrëveshje të re për të rihapur Ngushticën e Hormuzit. Dy burime rajonale me njohuri për negociatat i thanë “Axios” se është bërë përparim në bisedime dhe se një marrëveshje midis Omanit dhe Iranit mund të arrihet gjatë fundjavës. Më herët, edhe kreu i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se bisedimet mes palëve vijonin për të gjetur një rrugë për armëpushim. Pakistani njoftoi se ka nisur përpjekjet për të ulur sërish në tryezën e negociatave Uashingtonin dhe Teheranin. Ky i fundit shprehu gatishmëri për negociata, duke theksuar se duhet t’i jepet fund konfliktit disa-mujor, që ka lënë pas shkatërrime të mëdha në Lindjen e Mesme, si dhe ka krijuar një ndër krizat më të mëdha ekonomike në botë, me mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, ku kalon pjesa më e madhe e naftës.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55