Pas përplasjeve publike mes tyre, dhe deklaratave të tij se “në këtë pikë, i nevojitet urdhër mbrojtjeje”, Donald Trump i uli tonet me Giorgia Melonin. Presidenti amerikan e përshkrois kryeministren e Italisë si “një njeri të mirë”, por sërish nuk ia kurseu kritikat për faktin që refuzoi t`i ofronte mbështetje SHBA-së në luftën kundër Iranit.