Top Channel/ Trump: Ukraina, mosmirënjohëse! Rubio: Takimi në Gjenevë, më produktivi
23/11/2025 20:03

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Ukraina është mosmirënjohëse, që nuk pranon planin e ri të paqes për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, duke i falur kësaj të fundit një pjesë të territoreve. Deklarata e fortë e Trump erdhi në një kohë, kur në Gjeneve po zhvillonin bisedime diplomatët nga Shtetet e Bashkuara, Ukraina, Britania, Franca dhe Gjermania për bisedime rreth planit me 28 pika, i cili synon t’i japë fund konfliktit më të madh në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore. “Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës është e dhunshme dhe e tmerrshme. Udhëheqja e Ukrainës ka shprehur zero mirënjohje për përpjekjet tona për t’i dhënë fund dhe Evropa vazhdon të blejë naftë nga Rusia. SHBA vazhdon t’i shesë sasi masive armësh NATO-s për t’i shpërndarë në Ukrainë. Zoti i bekoftë të gjitha jetët e humbura në katastrofën njerëzore”, u shpreh Presidenti Trump. Bisedimet në qytetin buzë liqenit në Zvicër u zhvilluan teksa mbështetësit evropianë të Ukrainës kanë shprehur shqetësim lidhur me hollësitë e propozimit për ndalimin e luftimeve që kanë vazhduar qëkurse Rusia e nisi pushtimin e plotë të vendit fqinj në shkurt 2022. Menjëherë pas takimit në Gjenevë, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, e cilësoi takimin më produktiv dhe më kuptimplotin në të gjithë procesin e negociatave. Plani i ri i SHBA-së ende nuk është bërë zyrtarisht publik, por elementet kryesore të tij janë zbuluar, duke nxitur aleatët e Kievit të sugjerojnë se ai anon fuqishëm në favor të Rusisë. Shumë prej kushteve të marrëveshjes kërkojnë lëshime të mëdha nga Kievi dhe duket se pasqyrojnë shumë prej kërkesave të Kremlinit, përfshirë dorëzimin e rajoneve ukrainase Donjeck dhe Luhansk - të njohura si Donbas - dhe të Krimesë, si dhe vendosjen e kufizimeve mbi madhësinë e ushtrisë ukrainase.

Top News – ‘Toka, një varkë shpëtimi’ në hapësirë / Astronautët e Artemis II kërkojnë unitet
12/04 13:03
Top News – Orban, betejë ‘për jetë a vdekje’ / Hungaria voton në zgjedhjet e rëndësishme
12/04 12:44
Top News – Irani nuk e di ku i ka vendosur minat…ndaj nuk po e hap Ngushticën e Hormuzit
12/04 12:34
Top News – Tym i zi në Pakistan, asnjë marrëveshje / SHBA e Irani mbeten në luftë, 21 orë bisedime
12/04 12:29
Top Channel/ Zgjedhjet në Hungari/ Sot vendoset nëse do të marrë fund sundimi 16-vjeçar i Orbanit
12/04 11:48
Top Channel/SHBA-Iran, dështojnë negociatat Delegacioni amerikan largohet nga Pakistani pas 21 orësh
12/04 11:37
Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07