Top Channel/ Trump trondit Shqipërinë, pezullon fondet për SPAK, qeverinë e institucione tjera
29/01/2025 19:37

Urdhri ekzekutiv i Presidentit Donald Trump për të pezulluar të gjitha fondet mbështetëse të qeverisë amerikane ka prekur edhe SPAK-un. Top Channel ka parë letrën që ambasada amerikane në Tiranë i ka dërguar qeverisë shqiptare përmes Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme. “Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i shpreh përshëndetjet e saj Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe dëshiron të informojë Qeverinë e Republikës së Shqipërisë për qëllimin e Urdhrit Ekzekutiv të Qeverisë së SHBA-së për të pezulluar zbatimin, detyrimet e reja dhe shpërndarjen e fondeve në pritje të një rishikimi të të gjitha programeve të ndihmës së huaj”, thuhet në hyrje të letrës. Në katër faqet e saj renditen të gjitha institucionet të cilat deri më tani përfitonin fonde nga qeveria amerikane dhe që pas fitores së urdhrit nga Presidenti Trump, ato pezullohen. Në faqen e tretë të letrës ku renditen institucionet e drejtësisë, fondet e të cilave janë pezulluar, përmendet edhe SPAK-u, si dhe GJKKO-ja. Në listën e institucioneve që nuk do të marrin më fonde të taksapaguesve amerikanë deri në rishikimin e të gjitha programeve, janë edhe disa ministri, institucione të të gjitha niveleve të drejtësisë si dhe disa drejtori të rëndësishme si OSHEE, AKSHI, AKSK, SASPAC si dhe qeverisja vendore. Pas këtij urdhri ajo që mbetet për t’u parë është fakti se si do të vijojë funksionimi i këtyre institucioneve të ngritura në zbatim të Reformës në Drejtësi, ku përveç buxhetit të akorduar nga shteti, ato merrnin edhe fonde nga qeveria amerikane.

Top News – Kuvendi diskuton shkrirjen e tyre/ Këshilltarët në Belsh dhe Maliq votojnë kundër
28/09 19:45
Top Channel/ Projektligji për ndarjen administrative territoriale, Ermiona Sako: Të forcohet…
28/09 17:27
Top Channel/ Rama: “Zvërneci” do të realizohet! Po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis
26/09 23:16
Top Channel/ “Vezë, protestë dhe flamingo, u ndjeva si në Tiranë”, Rama nga SHBA: Kishte ardhur nga…
26/09 20:56
Top Channel/ “4 miliardë euro”, Rama nga New York-u: Zverneci e Sazani, projekt i jashtëzakonshëm
26/09 20:50
Top Channel/ “Diaspora e rëndësishme”, Rama nga New York-u: Erdhi nga Anglia për të më hedhur vezë
26/09 20:50
Top News – ‘Foli për Diellën, heshti për Kosovën’/ Mediu ‘kryqëzon’ Ramën për fjalimin në OKB
26/09 17:52
Top News – Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare/ Berisha: Nuk kam marrë asnjë ftesë
26/09 17:35
Top News – ‘Rama do shkojë në bankën e akuzës’/ Berisha: Atje ku e ka vendin
26/09 17:35
Top News – ‘Ndërkombëtarët po njohin Ramën’, Berisha: Po mësohet e vërteta për padrinon e krimit
26/09 17:35
Top News – Berisha i uron mirëseardhjen ambasadorit: SHBA do ndihmojë në çmontimin e narkoshtetit
26/09 17:35
Top News – ‘SPAK nuk guxon ta thërrasë Ramën’, Berisha: Kam prova direkte për të
26/09 17:34
Top News – ‘Paturpësi ekstreme’ / Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Biden për dënimin e Thaçit, i pabesë
26/09 17:00
Top News–‘Rama kërkon t’i paraqesë shqiptarët si antisemitë’/Berisha: Për të qëndruar në pushtet
26/09 16:57
Top News – ‘Rama është armik i egër i Kosovës’, Berisha: Po përhap shpifje të ulta kundër LVV
26/09 16:56
Top News-Foltoret e Ripërtëritjes në Vlorë dhe Elbasan/Berisha: Orteku i opozitës po rritet çdo ditë
26/09 16:56
Top News – ‘Vlora Hyseni po u jep reston’/Berisha: Po i kthehet bashkëpunëtorëve që e tradhtuan
26/09 16:55
Top News- Berisha kundër PS për territorialen: Ne nuk heqim bashki, shtojmë dhe 40 të tjera
25/09 23:05
Top News- Vezë drejt Ramës në New York, përgjigjet kryeministri: Asgjë s’më ndal
25/09 21:15
Top Channel/ PD çon draftin me 100 bashki, Kuvendi ‘vulos’ më 8 tetor hartën e re territoriale
25/09 20:02