Presidenti amerikan, Donald Trump, akuzoi homologun e tij rus, Vladimir Putin, se flet “budallallëqe” për Ukrainën, dhe është zotuar se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë më shumë armë për Kievin që ta mbrojë veten kundër pushtimit rus. Duke folur për media, Trump u shpreh i zemëruar me liderin e Kremlinit për çështjen e luftës së nisur nga Moska gati tre vjet e gjysmë më parë.