Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se ka pranuar ftesën e presidentit Donald Trump për ta bërë vendin pjesë të Bordit të Paqes për Gazën si anëtar themelues. Ky bord pritet të mbikëqyrë udhëheqjen e Rripit të Gazës, pasi Shtetet e Bashkuara ndërmjetësuan një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian. “Lidershipi i guximshëm nuk flet thjesht për paqe, ai e ndërton atë.