Top Channel/ Trump “tërhiqet” për Gazën? “Askush nuk po i dëbon palestinezët”!
13/03/2025 11:48

Një tjetër deklaratë e bujshme polemizuese dhe një tjetër tërheqje nga ana e presidentit amerikan Donald Trump ka ngjallur reagimin e ministrisë së jashtme të Egjiptit, e cila pohoi se i vlerëson deklaratat e bëra nga presidenti amerikan, Donald Trump, për të mos kërkuar që banorët e Rripit të Gazës të largohen nga enklava. Trump u shpreh më herët se “askush nuk po dëbon ndonjë palestinez nga Gaza”, teksa u përgjigj në një pyetje për këtë çështje gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin irlandez, Micheal Martin. “Ky qëndrim reflekton qartë të kuptuarit e nevojës për të parandaluar përkeqësimin e mëtejmë të situatës humanitare në Gazë dhe rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje të drejtë, të qëndrueshme për çështjen palestineze”, thuhet në deklaratën e ministrisë. Trump kishte propozuar që SHBA-ja të merrte në pronësi enklavën e shkatërruar në pjesë të madhe nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian. Presidenti amerikan kishte deklaruar më herët se zhvendosja e palestinezëve do të bëhej me qëllim që territori bregdetar të zhvillohej ekonomikisht dhe të kthehej në një vend “fenomenal” ku kombësi të ndryshme mund të jetojnë në paqe. Më herët këtë muaj, liderët arabë i dhanë dritën jeshile një plani egjiptian në vlerën e 53 miliardë dollarëve për rindërtimin e Gazës, plan ky që do të shmangte zhvendosjen e palestinezëve nga enklava, ashtu siç ka propozuar presidenti amerikan.

Top News – Jeta nën zjarr në Belgorodin e Rusisë / Alarm raketash! Kur lufta të vjen në shtëpi…
26/03 13:00
Top News – Avion luftarak ‘i bërë në vend’ / Prezantohet supersoniku F-39E Gripen në Brazil
26/03 13:00
Top Channel/ Kthehet bora në Ballkan: Fronti polar sjell gjysëm metri dëborë në Kroaci!
26/03 12:03
Top Channel/ META dhe Facebook humbin gjyqin me 20 vjecaren: Fajtor për krijim varësie!
26/03 11:49
Top Channel/ “Përgatituni për turbulenca”, BBC: Lufta e zgjatur në Iran do ndikojë te fluturimet!
26/03 11:48
Top News – Gjyqi i Maduros, ‘sukses i kufizuar’ / Testohen ligjet amerikane të narkoterrorizmit
26/03 11:36
Top News – Ukraina të heqë dorë nga Donbasi! SHBA vendos kushte për paqen, komfirmon Zelenski
26/03 11:23
Top Channel/ “Irani gënjen”, Trump: “Kanë frikë t`i pranojnë bisedimet se i vret populli i tyre”!
26/03 11:18
Top Channel/ Oqanet thyejnë rekordin e nxehtësise, OBM: Klima e Tokës, më e zhbalancuar se kurrë!
26/03 11:17
Top News – Pakistani ‘shpëtoi’ dy zyrtarë iranianë / Izraeli i hoqi nga ‘lista e zezë’
26/03 11:14
Top News – ‘Pse dreqin duhet ta bëj këtë…’ / Trump i tërbuar me Netanyahun, kundërshti për luftën
26/03 11:12
Top News – Dronë e shpërthime mbi portin mbi Danub / Ndizet lufta Rusi-Ukrainë, rafineria në flakë
26/03 11:11
Top News – Irani po shqyrton planin e SHBA-së / Por jo bisedime…deklarata kontradiktore nga palët
26/03 11:09
Top News – Vendimi që trondit Meta e Google. Gjoba ‘simbolike’, por që vendos një precedent historik
26/03 09:57
Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27