Top Channel/ Trump: Tarifa 25% ndaj Europës/ Presidenti i SHBA trondit BE-në
26/02/2025 22:53

Presidenti i Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Donald Trump, kërcënoi se do të vendosë tarifa 25% ndaj vendeve të Bashkimit Evropian. Gjatë takimit të parë të kabinetit të mërkurën, presidenti i SHBA deklaroi se shumë shpejt ai do t’i publikojë detajet rreth paralajmërimeve të fundit për tarifat. “E kemi marrë vendimin dhe do të jetë 25%”, ka saktësuar ai. BE-ja është partneri i tretë më i madh tregtar i SHBA-së bashkë me Kinën. Trump ka deklaruar se javën e ardhshme do të vendos tarifa 25% ndaj dy partnerëve më të mëdhenj tregtarë të SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës. Ai nuk ka dhënë më shumë detaje, por ka përmendur prodhuesit e veturave dhe ka deklaruar se taksat mund të aplikohen “në mënyrë të përgjithshme”. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës konfirmoi se Volodymyr Zelensky do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë të premten për të nënshkruar marrëveshjen për mineralet e rralla dhe për rindërtimin e Ukrainës së shkatërruar nga lufta. “Jemi duke bërë një punë shumë të mirë me Rusinë dhe Ukrainën. Presidenti Zelensky do të vijë të premten, është e konfirmuar tashmë, dhe ne do të nënshkruajmë marrëveshjen”, ka deklaruar Trump. “Kam kënaqësinë t’ju them se më në fund bëmë një marrëveshje ku ne do të rimarrim paratë tona dhe do të marrim vërtetë shumë para në të ardhmen. Mendoj se kjo është e përshtatshme”, ka shtuar ai. Trump ka deklaruar se administrata e tij është “e lumtur” për marrëveshjen, e cila mund t’i garantojë SHBA-së qasje në mineralet e rralla të Ukrainës si pjesë e negociatave më të gjera për të ndaluar pushtimin rus.

Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34