Në tryezë, jo vetëm Irani, por edhe tarifat doganore dhe teknologjia, Kuba dhe Tajvani: Biseda mes Donald Trump dhe Xi Jinping në Sallën e Madhe të Popullit në Pekin zgjati mbi dy orë. “Do të kemi një të ardhme fantastike së bashku”, i tha Trump homologut kinez që ishte kujdesur t`i rezervonte shefit të Shtëpisë së Bardhë një pritje madhështore.