Top Channel/ Trump synon Groenlandën, shpërthejnë danezët: Cenohet marrëdhënia mes vendeve
08/01/2025 18:09

Deklarata e Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump mbi Groenlandën është pritur me habi nga danezët të cilët thonë se këmbëngulja e tij për kontrollin mbi ishullin tregon mungesë respekti për aleancën mes Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, ishulli më i madh në botë është një vend me rendësi gjeopolitike, që jo vetëm Shtetet e Bashkuara, por dhe të tjerët kanë dashur ta kontrollojnë për mbi 150 vjet. Vlera e ishullit rritet pasi Arktiku po hapet çdo herë e më shumë për transportin dhe tregtinë. Aty gjenden sasi të mëdha të naftës dhe gazit si dhe disa minerale të rralla. Ajo që e bën Groenlandën të rëndësishme është pozicioni gjeografik pasi shtrihet në Arktik mes Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Evropës. Siç shpjegon profesori i sigurisë dhe mjedisit në Universitetin e Ohajos, Geoff Dabelko, ishulli më i madh në botë tani zë vend “qendror në konkurrencën gjeopolitike dhe gjeoekonomike në shumë mënyra”, pjesërisht për shkak të ndryshimeve klimatike. Ishulli që 80 për qind të territorit të tij e ka të mbuluar me shtresë akulli është një rajon ku moti po ngrohet katër herë më shpejt se në pjesë tjera të botës, sipas shkencëtarëve. Banorët e kryeqytetit danez Kopenhagën reaguan me habi pasi Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump tha se donte të merrte nën kontroll ishullin në Arktik, një territor autonom i Danimarkës. “Është një gjë e çuditshme të kërcënosh vendet aleate dhe sinqerisht nuk e kuptoj se çfarë po bën ai”, tha pensionistja daneze Brigitte Jakobsen. “Më duket qesharake. Nëse do diçka nga Groenlanda, kjo cenon faktin që jemi vende aleate”, thotë Jeppe Finne Sorenson, banor i Kopenhagen. Presidenti i zgjedhur Donald Trump i cili e merr detyrën më 20 janar, nuk përjashtoi përdorimin e forcës ushtarake apo veprimeve ekonomike për të marrë nën kontroll Groenlandën. “Ne kemi nevojë për Groenlandën për arsye të sigurisë kombëtare. Ma kanë thënë këtë për një kohë të gjatë, shumë kohë përpara se të garoja për president. Njerëzit nuk e dinë nëse Danimarka ka ndonjë të drejtë ligjore mbi ishullin. Por nëse kanë, ata duhet të heqin dorë sepse kjo ka të bëjë me sigurinë tonë kombëtare dhe për të mirën e botës së lirë. Aty qarkullojnë anije kineze, anije ruse dhe ne nuk do të lejojmë që kjo të vazhdojë”, tha ndër të tjera Presidenti i zgjedhur Trump. Djali i tij i madh, Donald Trump Jr., vizitoi të martën ishullin e pasur me burime natyrore të martën që ka disa nga shkëmbinjtë më të vjetër të Tokës. “Nuk jam i shqetësuar. Ai thotë gjëra të tilla dhe ne duhet të qëndrojmë të fortë dhe të mos prekemi shumë nga ajo që thotë, thjesht përpiquni ta shpërfillni”, thotë banori tjetër i Kopenhagës Brian Kristensen. Në vitin 2019, Presidenti Trump anuloi një vizitë të planifikuar në Danimarkë pasi kryeministrja Mette Frederiksen hodhi poshtë idenë e tij për blerjen e Groenlandës nga Uashingtoni. Groenlanda, me popullsi prej 57,000 banorësh, ka qenë pjesë e Danimarkës për 600 vjet. Ishulli tani vetë-qeveriset si një territor gjysmë sovran nën mbretërinë daneze.

Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01
Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42