Top Channel/ Trump sulmon Papën: Po rrezikon katolikët! Irani po bën shumë lojëra
05/05/2026 19:57

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, iu rikthehet sulmeve të ashpra ndaj Papa Leonit XIV. Kreu i Shtëpisë së Bardhë e akuzoi Papën se “po vë në rrezik shumë katolikë”. "Mendoj se Papa po vë në rrezik shumë katolikë dhe shumë njerëz, pasi mendoj se nëse do të varej prej tij, ai do të ishte plotësisht dakord që Irani të ketë një armë bërthamore”. Komentet e Presidentit Donald Trump erdhën dy ditë para se Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, të takohet me Papa Leonin XIV në Vatikan, në një përpjekje për të zbutur tensionet e shkaktuara nga reagimi i mëparshëm i Trump ndaj Papës amerikan, për dënimin e tij të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit. Teksa fliste për Papën gjatë intervistës, Presidenti Trump foli dhe për përshkallëzimin e tensionit në Lindjen e Mesme, duke thënë se “Irani dëshiron të bëjë marrëveshje”, por shtoi se ata po luajnë lojëra. Vetë Papa nuk ka reaguar pas sulmit të fundit të Trump, por Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin tha se Papa po bën atë që i kërkon roli i tij, të predikojë paqen. “Papa vazhdon punën e tij, duke predikuar Ungjillin dhe paqen. Ne e kuptojmë se jo të gjithë janë në të njëjtën linjë, por kjo është përgjigja e Papës”. Që na marrja e detyrës, Papa Leoni XIV nuk ka thënë asnjëherë se Irani duhet të ketë armë bërthamore, por ka kundërshtuar vazhdimisht luftën ndaj vendit dhe përshkallëzimin e mëvonshëm të konfliktit në Liban dhe në të gjithë Lindjen e Mesme, duke bërë thirrje për armëpushim dhe dialog.

Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54
Top News – Dy persona nën akuzë: Ndihmuan Iranin / Britani, lidhje me incidentin në bazën Fairford
27/10 11:52
Top Channel/ Dëbimi i emigrantëve nga Europa: BE i jep Frontex-it kompetenca të reja!
27/10 11:37
Top Channel/ Mbi 50 mijë viktima, është zyrtare: Vera 2026, më vdekjeprurësja në histori!
27/10 11:30
Top Channel/ Trump “nuk harron” Orbanin: “Të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së”!
27/10 11:14
Top Channel/ Ndryshimet në Serbi, çfarë pret Washingtoni dhe Brukseli nga lidershipi i ri!
27/10 11:13
Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59