Top Channel/ Trump sqaron Kongresin për Iranin: Armiqësitë mbaruan, por mbetet kërcënim
01/05/2026 23:19

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi Kongresin Amerikan se "armiqësitë" kundër Iranit kanë "përfunduar", por theksoi se Teherani ende përbën një kërcënim "të rëndësishëm". Trump iu drejtua me një letër Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, pas skadimit të periudhës 60-ditore që e detyron presidentin të kërkojë autorizim për të vazhduar luftën. "Armiqësitë që filluan më 28 shkurt 2026 kanë mbaruar. Nuk ka pasur shkëmbime zjarri midis forcave amerikane dhe iraniane që nga 7 prilli. Unë do të vazhdoj të drejtoj forcat e armatosura në përputhje me përgjegjësitë e mia dhe në përputhje me autoritetin tim kushtetues për të drejtuar marrëdhëniet e jashtme të Shteteve të Bashkuara dhe në cilësinë time si komandant i përgjithshëm”. Shtëpia e Bardhë beson se armëpushimi pezullon kufirin 60-ditor, duke anashkaluar kështu nevojën për autorizim nga Kongresi, në rast të nisjes së sulmeve të reja. Nga ana e tij, edhe lideri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, dha një mesazh për konfliktin me SHBA dhe Izraelin, duke thënë se Teherani ka demonstruar aftësinë e tij të jashtëzakonshme ushtarake. "Pas më shumë se 47 vitesh përpjekje dhe besimi në Hirin Hyjnor, Republika Islamike e Iranit i ka demonstruar botës disa nga aftësitë e saj të jashtëzakonshme në betejën ushtarake kundër armiqve. Ajo gjithashtu duhet t'i shkatërrojë shpresat e tyre dhe t'i mposhtë ato në fazat e xhihadit ekonomik dhe kulturor". Që nga bombardimi i 28 shkurtit në të cilin u plagos rëndë, Khamenei nuk është shfaqur kurrë në publik. Më herët, Irani paraqiti një plan të ri për paqe me Shtetet e Bashkuara, por u refuzua nga presidenti Donald Trump. Ky i fundit nuk pranoi kërkesat e Teheranit, ndërsa i bëri thirrje vendit të pranojë marrëveshje në përputhje me kërkesat e Uashingtonit, pasi në të kundërt do të shkatërrohet dhe zhduket.

Top News – ‘Komploti’ për të shkarkuar Sekretarin e Shtetit. Emiratet paguan 50 mln dollarë Kushner
28/10 12:06
Top News – Rebelohet Gjenerata Z në Halloween / Gjermania në alarm, frikë për skena si në Francë
28/10 11:52
Top News – Zgjedhje pa fitues të qartë në Izrael / Netanyahu dhe Eisenkot, pretendime për udhëheqje
28/10 11:47
Top News – Humbi zgjedhjet dhe rrezikon burgun / Trump i jep ‘azil’ Bolsonaros, DASH miraton vizat
28/10 11:45
Top Channel / Lëkundet pushteti i Netanjahut, kryeson koalicioni opozitar në sondazhe
27/10 23:23
Top Channel / Humbi zgjehdjet në Brazil, Bolsonaro arratiset drejt SHBA
27/10 23:20
Top News- Telefonata me Putin fut në sherr vendet nordike, Danimarka kundër Finlandës dhe Norvegjisë
27/10 22:50
Top News- Putin ndërron mendje, Lavrov zbardh plani: Lufta do përshkallëzohet
27/10 22:33
Top News- ‘Ne i zgjidhim problemet pa SHBA-të’/ Rusia e Irani bashkojnë forcat, ku po troket lufta?
27/10 22:30
Top Channel/ Një ushtarak “rrëzon” Netanjahun?! Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Izrael
27/10 20:05
Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37