Nuk do të mblidhet këtë javë Juria e Madhe që ka dëgjuar dëshmitë lidhur me cështjen e shumëdiskutuar këto ditë të parave të paguara në emër të ish presidentit Donald Trump një ylli të filmave për të rritur për të blerë heshtjen e saj. Juria duhet të shqyrtonte provat e mbledhura për këtë cështje e me gjasë, të dilej me një aktakuzë të mundshme por kjo tashmë nuk do të ndodhë deri javën e ardhshme.