Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nisi një sulm të ri ndaj Kancelarit të Gjermanisë, Fridrich Merz. Pas kërcënimit se do të reduktojë trupat amerikane në Gjermani, kreu i Shtëpisë së Bardhë i kërkon Kancelarit Merz të kalojë më shumë kohë, duke u marrë me luftën Rusi-Ukrainë dhe me problemet e brendshme të vendit të tij.