Top Channel/ Trump sfidon ekspertët: Alarmet për Inteligjencën Artificiale janë të ekzagjeruara
13/09/2026 22:40

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka minimizuar publikisht rreziqet që paraqet Inteligjenca Artificiale (IA), duke u thënë gazetarëve gjatë një vizite në Irlandë se deklaratat e bëra sëfundmi janë të ekzagjeruara. Ndërsa ekspertët dhe krerët e industrisë po lëshojnë paralajmërime të forta për sigurinë e njerëzimit, Trump u shpreh se zhvillimi i kësaj teknologjie nuk duhet të ndalet, pasi përballja strategjike me Kinën mbetet prioriteti kryesor i SHBA-së. “Keni shumë forca shumë negative që po e ngrenë në diskutim, të cilat nuk duhet ta ngrenë në diskutim dhe po ngrenë çështje që nuk do të ndodhin”, deklaroi Trump. Pa adresuar drejtpërdrejt thirrjet për të frenuar ritmin e kërkimeve, ai nënvizoi rëndësinë e dominimit gjeopolitik në këtë fushë: "Ne po e udhëheqim ndaj Kinës me inteligjencën artificiale dhe, sinqerisht, dua ta mbaj kështu sepse kushdo që fiton inteligjencën artificiale, fiton." Qëndrimi i kreut të Shtëpisë së Bardhë vjen në të njëjtën ditë kur studiuesi i inteligjencës artificiale, Jacob Coxon, bëri një deklaratë tronditëse për BBC. Coxon, i cili sapo u largua nga kompania e njohur Anthropic dhe ka punuar më parë edhe në OpenAI, tregoi se stafi që po zhvillon sistemet e avancuara është "vërtet i frikësuar" për të ardhmen e njerëzimit. Sipas tij, nëse ritmi aktual i zhvillimit vazhdon i pakontrolluar, ekziston një rrezik real dhe i afërt për një katastrofë globale. Coxon u shpreh se mirëpret idenë e një pauze apo ngadalësimi të industrisë, por theksoi se një hap i tillë do të ishte efektiv vetëm nëse koordinohet në mënyrë të rreptë edhe me Kinën. Elon Musk, pronar i xAI, dhe Sam Altman, drejtuesi i OpenAI, u rreshtuan në krah të kreut të Anthropic,

Top Channel/ Zjarr i frikshëm në Shkodër, merr flakë bari në katin e 11 të një pallati
02/11 17:02
Top News – Kujdes nga ‘Smishing’. Policia paralajmëron për mashtrimin në emër të bankave
02/11 16:15
Top Channel/ Lamtumira për Bashkim Zenelin. Homazhe diplomatit, e bija përlot me fjalët për të atin
02/11 16:12
Top Channel/ “Vëllai i Madh” pushton teatrin, kryevepra e Orwell ngre pyetje për Shqipërinë e sotme
02/11 16:06
Top Channel/ ‘Me vjen keq’, Ministrja humbet fillin e fjalimit para kryeministrit, Rama: Në fund…
02/11 16:03
Top Channel/ Studentët në protestë. Marshojnë nëpër fakultete, thirrje për bojkot të mësimit
02/11 16:01
Top Channel/Zhupa përplaset me socialistët: Rama e ka humbur shansin për dialog. Malaj: I vodhët…
02/11 15:54
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News- Aksidenti i tmerrshëm në Shkodër. Makina përplas për vdekje këmbësoren në trotuar
02/11 15:36
Top Channel/ Pas thirrjeve për bojkot në disa universitete, studentët drejtohen pranë Kryeministrisë
02/11 15:36
Top News – Grabitet banka në Tiranë. Me maskë dhe armë, autori largohet me monopatinë
02/11 15:34
Top Channel/ Grabitje me armë në Tiranë. Kërcënon rojën e bankës, merr paratë. Arratiset me skuter
02/11 15:31
Top Channel/ Partitë, miliona lekë gjoba. KAS ndëshkon 13 parti për financat e zgjedhjeve
02/11 15:26
Top News – Hajdutët thyejnë banesën. Të moshuarës në Finiq i grabisin paratë e operacionit
02/11 15:23
Top Channel/ Pas dorëheqjes së 130 drejtorëve, Rama prezanton reformën: Promovim vetëm me meritë
02/11 15:22
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhn, opozita ngre shqetësimin për varësinë nga ndërtimi
02/11 15:12
Top News – Shqiptarët nuk shpenzojnë. Frikë nga blerjet e mëdha, bie besimi te ndërtimi
02/11 13:51
Top Channel/Debate/ Bozdo: Asnjë masë për të frenuar emigracionin. Ekonomi: Banka nuk ka lidhje me…
02/11 13:29
Top News – “Aty brenda qelbej vendi nga droga”, Berisha: SPAK amnistoi krimin monstruoz elektoral
02/11 13:08