Top Channel/ Trump sërish në prokurori, merret në pyetje për manipulimin e kostove reale të pasurive
13/04/2023 19:26

Ish-presidenti Donald Trump u paraqit të enjten në zyrën e Prokurores së Përgjithshme të New York-ut, Letitia James për padinë e saj civile për mashtrim. Trump u thirr në zyrë për tiu përgjigjur disa pyetjeve në lidhje me çështjen, për të cilën nëse rezulton e vërtetë ai do tu duhet ti paguajë prokurores një shifër prej 250 milionë dollarësh, njëkohësisht mund të pezullohen aktivitetet e bizneseve në këtë qytet. Autokolona e ish-liderit amerikan u pa duke hyrë në parkingun e zyrës së prokurores për të vijuar më pas bisedimet me dyer të mbyllura. Ai i ka mohuar akuzat paraprakisht, ndërsa padinë e quajti qesharake. Njëkohësisht Trump e konsideron edhe raciste akuzën, për shkak se James është një grua me ngjyrë. Avokatja e ish-liderit amerikan deklaroi se klienti i saj mbetet i vendosur në qëndrimin e tij dhe se nuk ka asgjë për të fshehur rreth pasurisë. Ish-Presidenti Trump dhe avokatët e tij kanë deklaruar se paditë e prokurorëve të zgjedhur nga radhët e demokratëve janë të motivuara politikisht dhe të pabazuara në ligj. James e paditi Trumpin shtatorin e kaluar, duke e akuzuar atë, fëmijët e tij dhe Organizatën Trump së bashku me disa nga drejtuesit, për manipulimin e kostove reale të pasurive. Ekipi ligjor i Trump më parë ka kërkuar shtyrjen e gjyqit të tetorit, por gjykatësi e hodhi poshtë. Sipas tij shtyrja e gjyqit me disa muaj nuk ishte i nevojshëm, për shkak se verifikimet mund të bëhen më shpejtë. Pas takimit të parë të Trump në gusht, ish-presidenti dhe ekipi i tij ligjor kanë mbledhur më shumë prova në lidhje me akuzat kundër tij, më pas u janë dorëzuar dokumente dhe materiale të tjera. Padia nuk ka lidhje me akuzat e ngritura ndaj Trump nga prokurori i Manhatanit, e cila shënoi edhe rastin e parë në historinë e Shteteve të Bashkuara, që një ish-president, akuzohet për vepra penale. Ky është kthimi i tij i parë në Neë York që kur, u shpall i pafajshëm javën e kaluar për 34 akuza për për falsifikimin e të dhënave të biznesit pas një hetimi për pagesat e parave të heshtura të bëra yllit të filmit për të rritur Stormy Daniels. Pamjet: AFP

Top Channel/ “Do të ketë gjak”, Irani kërcënon Trumpi shënjestrohet në posterat e Teheranit
04/11 00:11
Top Channel/ Asnjë energji më shumë 127 miliardë euro shpenzime shtesë! Von der Leyen nge alarmin
04/11 00:09
Top Channel/ “Dridhuni, hajdutë e kriminelë!”, Magyar emëron prokurorin e ri në Hungari
04/11 00:07
Top Channel/ “Nuk kanë më nevojë për paratë tona”, Trump njofton ndërprerjen e ndihmës për Izraelin
04/11 00:06
Top Channel/ A po afrohet fundi i luftës? Melania Trump mbledh rusët dhe ukrainasit
03/11 23:58
Top Channel/ Pse u lejua treni me defekt të vazhdonte?! Tragjedia me 69 viktima tronditi Spanjën
03/11 23:57
Rusia dhe Ukraian takohen me 10 nentor, Merz: Nuk e braktisim Kievin
03/11 23:45
Alarme për bombë në 7 avionë, panik në qiejt e Europës
03/11 23:24
Top News-Votoi në 4 zgjedhje federale pa qenë shtetas amerikan, arrestohet në New Jersey italiani
03/11 23:00
Top News- BE vendos objektivat për anëtarësimin, Shqipëria “merr datën”, vlerësohen reformat
03/11 21:56
Top News – Trump rikthen çështjen e Groenlandës. ‘Europa na bëri dhuratën më të madhe ndonjëherë’
03/11 21:00
Top News – Trump konfirmon sulmet ndaj Iranit. Teherani paralajmëron – E kemi gishtin në këmbëz!
03/11 20:00
Top Channel/ Trump drejt humbjes?! Merr vendimin drastik ditën e zgjedhjeve
03/11 19:34
Top News – Polonia, trupa në kufi me Rusinë /‘Incident shqetësues’, frikë për ndërhyrje të armatosur
03/11 15:18
Top News – Trump do thyejë ‘tabunë’ bërthamore/Sulm bërthamor mbi Iran, paralajmëron agjenti i CIA-s
03/11 15:15
Top News – Përplasen me njëri tjetrin helikopterët / Aksident në lartësi, do uleshin në Everest
03/11 15:07
Top News – Alarm i kuq në aeroportet evropiane / Kërcënime me bombë në katër avionë, masa emergjente
03/11 14:56
Top Channel/ BE “ndez” motorët për Malin e Zi? Marrëveshja e anëtarësimit në qershor 2027!
03/11 14:45
Top News – ‘Ne do ta vrasim Trumpin’ / Teherani mbushet me postera e banderola kërcënuese
03/11 14:09
Top News – Rusia, bombardime me valë…31 të vrarë në fshatin ukrainas, goditi vendstrehimin
03/11 14:03