Top Channel/ Trump refuzon planin e ri të paqes me Iranin: Marréveshje ose ju zhdukim!
01/05/2026 19:56

Irani u ka paraqitur ndërmjetësve pakistanezë një propozim të ri për t'i dhënë fund luftës me Shtetet e Bashkuara, në përpjekjen e fundit për të thyer bllokimin në negociata. Mediat shtetërore iraniane raportojnë se Teherani ia dorëzoi ofertën Pakistanit, për t'ia kaluar Uashingtonit, megjithëse përmbajtja e saj nuk është bërë publike Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë mbi propozimin e ri, duke thënë vetëm se diskutimet vazhdojnë. Pak më vonë, reagoi vetë presidenti amerikan Donald Trump, që u shpreh i pakënaqur me propozimin e fundit të Iranit dhe hodhi dyshime nëse zyrtarët iranianë do të "arrijnë ndonjëherë" një marrëveshje. Donald Trump - Irani kërkon një marrëveshje sepse nuk kanë më ushtri, por unë nuk jam i kënaqur. Irani ka dy mundësi, ose marrëveshje, ose t’I shpërthejmë dhe t’i zhdukim shpërthejmë Nga ana tjetër, propozimi i ri u pa nga qeveria e Pakistanit si një rezultat i diplomacisë së saj energjike të fshehtë. Roli i Islamabadit ndryshoi ditët e fundit në detyrën e profilit më të ulët, por urgjente, të kalimit të mesazheve midis dy palëve, bisedimet e drejtpërdrejta ngecën. Ndërsa zyrtarët iranianë shpresojnë se Trump do të dëshirojë t'i japë fund konfliktit para samitit të tij me Xi Jinping, presidentin kinez, më 14-15 maj. Ndërkohë, më herët, Departamenti amerikan i Thesarit paralajmëroi sot se çdo kompani transporti detar që i paguan Iranit për kalimin e sigurt të anijeve të tyre përmes Ngushticës së Hormuzit, madje edhe përmes donacioneve bamirëse për organizata të tilla si Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane, rrezikon masa ndëshkuese. Teherani ka propozuar që anijet që kalojnë nëpër Ngushticë të paguajnë para, si pjesë e propozimeve për t’i dhënë fund luftës SHBA-Izrael kundër Iranit.

Top News – ‘Komploti’ për të shkarkuar Sekretarin e Shtetit. Emiratet paguan 50 mln dollarë Kushner
28/10 12:06
Top News – Rebelohet Gjenerata Z në Halloween / Gjermania në alarm, frikë për skena si në Francë
28/10 11:52
Top News – Zgjedhje pa fitues të qartë në Izrael / Netanyahu dhe Eisenkot, pretendime për udhëheqje
28/10 11:47
Top News – Humbi zgjedhjet dhe rrezikon burgun / Trump i jep ‘azil’ Bolsonaros, DASH miraton vizat
28/10 11:45
Top Channel / Lëkundet pushteti i Netanjahut, kryeson koalicioni opozitar në sondazhe
27/10 23:23
Top Channel / Humbi zgjehdjet në Brazil, Bolsonaro arratiset drejt SHBA
27/10 23:20
Top News- Telefonata me Putin fut në sherr vendet nordike, Danimarka kundër Finlandës dhe Norvegjisë
27/10 22:50
Top News- Putin ndërron mendje, Lavrov zbardh plani: Lufta do përshkallëzohet
27/10 22:33
Top News- ‘Ne i zgjidhim problemet pa SHBA-të’/ Rusia e Irani bashkojnë forcat, ku po troket lufta?
27/10 22:30
Top Channel/ Një ushtarak “rrëzon” Netanjahun?! Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Izrael
27/10 20:05
Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37