Irani ka marrë një përgjigje nga SHBA-të ndaj propozimit të tij të fundit për paqe, raportojnë sëfundmi mediat iraniane Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit tha se përgjigjja, e dërguar nëpërmjet Pakistanit, tani po shqyrtohet, siç bëri të ditur agjencia e lajmeve Tasnim. SHBA-të ende nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht se i janë përgjigjur Teheranit. Megjithatë, thuhet se Presidenti Donald Trump i tha gazetës izraelite Kan News të dielën se propozimi ishte i papranueshëm për të.