Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump pritet të mbërrijë në gjykatë për një seancë dëgjimore, pas akuzave më të fundit, ndërsa siguria është rritur përpara mbërritjes së tij. Së fundmi ai u akuzua për komplot që të përmbyste rezultatin zgjedhor të vitit 2020, ndërsa i ka kritikuar vazhdimisht deklaratat e hetuesve.