Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u prit të martën në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti amerikan, Donald Trump, për takimin e tyre të parë ballë për ballë që prej nisjes së luftës me Iranin. Bisedimet me dyer të mbyllura zgjatën rreth 90 minuta dhe u cilësuan nga Shtëpia e Bardhë si “pozitive dhe produktive”.