Përfaqësues të presidentit amerikan Donald Trump raportohet të kenë zhvilluar takime me aktivistë që mbështesin shkëputjen e provincës Alberta nga Kanadaja. Mediat amerikane shkruajnë se drejtues të Alberta Prosperity Project, një grup separatist i së djathtës ekstreme që kërkon pavarësinë e kësaj province perëndimore, janë takuar tri herë me zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit në Uashington që prej prillit të vitit të kaluar.