Top Channel/ Trump përdor Kinën për fushatë: Xi e di që jam i çmendur, nuk guxon të aneksojë Tajvanin
19/10/2024 22:46

Kur vjen puna tek Kina dhe marrëdhëniet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të kenë me të, si zëvendës presidentja Kamala Harris, ashtu edhe rivali i saj në garën presidenciale, Donald Trump e cilësojnë konkurente të fortë tregtare. Por së fundmi Donald Trump ka deklaruar se do të taksojë më shumë makinat elektrike të Kinës. Trump foli për tarifa nga 150% në 200%. Kjo përgjigje e ashpër tha ai në një intervistë për Ëall Street Journal nuk do kursehet në rast se Kina vendos të aneksojë Tajvanin.Duke vijuar Donald Trump ka shtuar se nëse ai kthehet në Shtëpinë e Bardhë, rivali më i madh gjeopolitik i SHBA-ve, Kina nuk do të guxonte ta provokonte me Tajvanin. Trump madje shtoi se presidenti kinez Shi xhiping nuk do guxonte të përdorte forcën ushtarake për të aneksuar Tajvanin, sepse "më respekton dhe ai e di që jam i çmendur”. Kandidati republikan ka argumentuar ndër të tjera se kundërshtarët e Amerikës nuk do të vepronin kundër interesave të SHBA-ve nën një presidencë të re të Donald Trump, sepse ata do të kishin frikë nga një përgjigje e fuqishme, madje edhe e paparashikueshme. Trump u zotua ndër të tjera të vijojë betejat tregtare dhe se do t’i jap fund për përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në luftën Rusi-Ukrainë. Në linjën e politikës së tij të jashtme do të jetë “Amerika e para” megjithëse kritikët thonë se ajo është izolacioniste.

Top Channel/ Bill Gates:20 vite trazira nga IA: Tregu i punës do të ketë përmbysje gjatë dy dekadave
24/10 23:39
Top Channel/ Valë protestash në Europë. Revoltë dhe përplasje me policinë në Francë, Itali, Spanjë
24/10 23:34
Top Channel/ Digjet “Foleja e Shqiponjës”. Zjarri masiv shkatërron ish-rezidencën e Hitlerit në Alpe
24/10 23:31
Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48