Top Channel/ Trump paralajmëron Zelenskyn: Do humbë gjithë Ukrainën!
23/04/2025 20:05

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i përgjigjet ashpër homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili tha se “Ukraina nuk do ta njohë ligjërisht pushtimin e Krimesë”, duke e paralajmëruar se mund të humbasë vendin e tij. “Askush nuk po i kërkon Zelenskyt ta njohë Krimenë si territor rus, por, nëse ai e do Krimenë, pse nuk luftuan për të njëmbëdhjetë vjet më parë kur iu dorëzua Rusisë? Janë deklarata nxitëse si ajo e Zelenskyt që e bëjnë kaq të vështirë zgjidhjen e kësaj lufte. Ai nuk ka asgjë për t'u mburrur! Situata për Ukrainën është e tmerrshme - ai mund të ketë paqe ose, mund të luftojë për tre vjet të tjerë para se të humbasë të gjithë vendin”, shkruan Trump. Presidenti Trump shton më tej se nuk po e bën këtë për Rusinë, por po përpiqet vetëm të shpëtojë jetën e njerëzve që po vriten në luftë. “Unë nuk kam të bëj fare me Rusinë, por kam të bëj me dëshirën për të shpëtuar, mesatarisht, pesë mijë ushtarë rusë dhe ukrainas në javë, të cilët vdesin pa asnjë arsye. Deklarata e bërë nga Zelensky veçse do ta zgjasë "fushën e vrasjes" dhe askush nuk e dëshiron këtë!”, shton Trump. Kreu i Shtëpisë së Bardhë kërkon që Ukrainë të dalë nga “kjo rrëmujë”, siç e quan Trump”, duke shtuar se dy vendet janë pranë një marrëveshjeje, e cila duhet të përfundojë.

Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04
Top News- Paralajmërimi i Iranit/Kërcënon SHBA dhe Izraelin: Nuk keni informacion mbi arsenalin tonë
02/04 11:00
Top News – Fjala e Trump nuk jep efekt. Nafta shënon rritje rekord, tregtarët të pasigurt
02/04 10:45
Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57